Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italian, Mario Draghi tha se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Rama u ndal gjithashtu edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.