Pas 33 vitesh jetese në Francë, artisti shqiptar, Bujar Luca çeli ekspozitën retrospektivë të krijimtarisë së tij artistike në qendrën COD në kryeministri. Çeljen e ekspozitës e përshëndeti edhe Kryeministri Rama, i cili vlerësoi talentin dhe kontributin e Bujar Lucës në historinë bashkëkohore të arteve pamore shqiptare.