Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ishte Berati. Rama tha se projektet e reja kanë transformuar Beratin, i cili vitin e shkuar kaloi pragun e 800 mijë turistëve. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të jetës së vetë nga pikëpamja si shtet sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.