Top Channel/ Rama: Në BE brenda kësaj dekade. Luftojmë çdo ditë për të ardhmen europiane
07/11/2024 19:34

Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga Budapesti, përkrah kryeministrit viktor Orban, Edi Rama nuk e fshehu optimizmin për të ardhmen europiane të shqipërisë, për të cilën tha se do të luftojë çdo ditë. “Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshime në Europë, dhe do të luftojmë cdo dite. Na është hapur tashmë një rrugë e re falë presidencës hungareze që i ka shtyrë gjerat përpara, shpresojmë se do te jemi gati të anetërsohemi brenda kësaj decade bashkë me vende të tjera të ballkanit perëndimor. Kemi gjithmonë e më pak argumente për një BE me dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm, një hapësirë që duhet të jetë plotësisht e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi nga ndërhyrjet. Të mos vazhdojmë me këtë eksperiment, të të pasurit të një sotmaku që nuk funksionon si duhet brenda një organizmi.. Kryeministri vlerësoi idenë e presidentit francez, për organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian dhe risolli në vëmendje fjalët e tij se në këtë mbledhje janë njerëzit që përfaqësojnë europën e 700 milionë njerëzve. “Siç presidenti i Francës e theksoi sot, nëse numërojmë njerëzit që përfaqësojmë në këtë hapësirë të këtij stadiumi, është Europa e 700 milionëve, është e jashtëzakonshme. Në këtë europë 700 milionëshe ka menyra të ndryshme të të menduarit, ka qëndrime të ndyrshme, por është një numër që të bën të besosh se sa gjera duhet të jenë ndryshe dhe sa gjera mund të bëjmë për të mirën e të gjithë europës nëse këta 700 milionë përfaqësohen në mënyrën më përmbajtësore.” Kryeministri Viktor Orban bëri thirrje për liderët europianë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur luftën në Ukrainë. Ai u tregua i drejtpërdrejtë kur tha se për paqen nuk mund të presin gjithmonë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ata që duan paqe janë gjithmonë e më të shumtë. Flasim për armëpushim, për jetë njerëzore, flasim për shkatërrimin që sjell lufta. Ata që kanë këtë optike për luftën janë shumica dhe pas zgjedhjeve në shba janë më të shumtë në numër. Sot kemi hedhur një hap të madh përpara për të gjetur një zgjidhje. Cfarë nënkupton fitorja, nuk e kemi perkufizuar këtë. Duhet ta nisim nga fillimi, cili është përkufizimi ynë I fitores dhe ku jemi aktualisht. Duket sikur kemi humbur për momentin, pasi njerëz po vdesin. Kjo nuk është lojë intelektuale, është jetë a vdekje.” Kryeministri orban theksoi se europianët duhet të ndërtojnë vetë arkitekturën e sigurisë së Europës.

Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03