Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se ai i krahasoi ata me falangat e Hitlerit. Berisha u shpreh se ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, duke shtuar se kryeministri ‘është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës’.