Top Channel/Rama-Metës: Patronazhistëve t’iu merrni të keqen, mos harroni se ju njohin kush jeni!
18/04/2021 13:48

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja këtë të diel në Tiranë. Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë ka folur edhe për patronazhistët, rol ky i kthyer në qendrën e vëmendjes ditët e fundit. Rama i dha një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se “patronazhistët janë fuksa”, duke i thënë se atyre t’iu marrin të keqen dhe të mos harrojnë se patronazhistët i njohin shumë mirë se kush janë. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”. Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre. Kreu i qeverisë u shpreh se ai nuk është Partia Socialiste, por vetëm patronazhisti më i gjatë. Rama: E tha lali ju jeni patronazhistë, si ju ka plot të tjerë, në këto ditë kjo fjalë sigurisht është lakuar shumë., por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe vazhdon kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri, nuke krijuam ne. Patronazhist është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, asaj Republikane dhe Demokratike nga SHBA. Patronazhisiti angazhohet që aty ku jeton dhe i kërkohet të trokasi në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontakton, janë majtas djathtas, janë të lëkundur të vendosur.

Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59