Top Channel/ Rama, mesazh “urrejtësve besnikë”: E doni Shqipërinë në fun, jemi në majë!
11/08/2026 22:41

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vend të parë në nivel global për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Duke i cilësuar kritikët si “urrejtës”, kreu i qeverisë thekson se klasifikimi nuk është produkt propagande, por bazohet në një metodologji ndërkombëtare që vlerëson kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike. “Një shënim i nevojshëm për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave, që u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krra-krrash. Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale”. Përmes ironisë, kryeministri Rama shprehet se nuk ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve, që sipas tij, duan ta shohin Shqipërinë në fund. “Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trillimet malinje, por s'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve. Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike”. Gjatë të martës, kryeministri Edi Rama publikoi rezultatet e National Cyber Security Index për sigurinë kibernetike, ku flamuri kuqezi kryesonte me 98.33 pikë. Pas Shqipërisë renditej Çekia, Kandaja dhe Estonia. “Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë”, shkroi më herët kryeministri Rama, teksa theksoi se përparimi erdhi pas sulmit kibernetik iranian në vitin 2022, kur ndodhi, sipas tij, kthesa epokale. Rama vlerësoi edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar për rrugëtimin e Shqipërisë ndër vite me investime në infrastrukturën shtetërore digjitale, mbi të gjitha partneritetin e ngushtë me izraelitët për të ndërtuar arkitekturën e re inovative të mbrojtjes në vend.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06