Kryeministri, njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, dha një mesazh të drejtpërdrejtë për prokurorët e posaçëm. Duke folur për “pjesën e zezë” të administratës, referuar punonjësve të korruptuar apo të përfshirë në krim, kryeministri kërkoi nga SPAK të zvogëlojnë këtë pjesë “që është turp kombëtar”. Rama foli për procesin e rëndësishëm të integrimit dhe ndërtimin e “një makinerie shtet”.