Top Channel/ Rama mesazh për “11 majin”: Opozita do fitojë Noc Rrokun
28/01/2025 19:32

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një tjetër komenti nga një ndjekës në rrjetin e tij social në Facebook. Komenti lidhej me shkollat dhe oborret e tyre, që sipas komentuesit janë marrë nga ‘mafiozët e ndërtimeve’. “Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre, se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruante një komentues. Rama i ka bërë ftesë këtij të fundit, duke i thënë që të shkojnë bashkë dhe të shohin gjendjen e shkollave në Tiranë, teksa tha se janë bërë deri tani 45 të tilla. “Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por na duhet të marrim bukë me vete dhe tre ditë leje nga puna se janë shumë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë pa llogaritur 10 të tjera që janë në proces. Dua t’i shohim gjatë javës që të shikosh dhe nxënësit që t’u mbushësh mendjen dhe disave këtu që pyesin ‘po a ka më nxënës për këto shkolla’. Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, po ashtu dhe kthimet e pronave në oborre shkolle, edhe ajo histori e vjetër tanimë. Isha kryetar bashkia kur u thash ‘harrojeni se mund të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë’. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin, por ne e ringritëm nga hiri si Feniksi shkollën më të vjetër të Tiranës”, shkrehet kreu i qeverisë. Më tej Rama dha edhe një mesazh për kundërshtarët e tij politikë, duke thënë se sërish do të humbin në zgjedhjet e 11 majit. “Meqë përmende Noc Rrokun, e kam qejf Nocin… Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion ndaj shkollës ‘Kosova’. Njësoj do ta marrin në 11 maj, kur shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë kurrë teposhtë, por vetëm do të ngjitet lart e më lart drejt majës së 2023 në BE. Erdhi 11 maji, këtu do të jemi”, u shpreh Rama.

Top Channel/ Berisha sulmon SPAK për Spiropalin, lidh hetimin me qëndrimet kritike ndaj Ramës
21/11 15:10
Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27