Top Channel/ “Rama merr mandatin 4”! Parashikimi i Tregjeve Ndërkombëtare
06/05/2025 20:03

Teksa ndodhemi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, tregjet ndërkombëtare parashikojnë fitoren e Edi Ramës, në mandatin e tij të katërt qeverisës. Polymarket, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë, nxjerr kryesocialistin Edi Rama fitues të zgjedhjeve të së dielës. Sipas të dhënave në kohë reale të Polymarket, që është një prej treguesve më interesant ndërkombëtar për zhvillimet politike, gjatë këtyre ditëve të muajit maj, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama regjistron një rritje të ndjeshme. Të dhënat e Polymarket, tregojnë se 97% e përdoruesve të kësaj platforme besojnë se Partia Socialiste dhe Edi Rama fitojnë zgjedhjet e 11 Majit. Polymarket është një platformë e decentralizuar që funksionon në bazë të teknologjisë blockchain dhe që i lejon përdoruesit të investojnë mbi rezultatet e ngjarjeve reale – nga politika te sporti dhe ekonomia. Çmimet ndryshojnë në kohë reale bazuar në ofertë dhe kërkesë, duke reflektuar perceptimet e tregut mbi zhvillimet më të fundit. Kjo e bën Polymarket një barometër të fuqishëm për pritshmëritë ndërkombëtare. Parashikimet e platformës Polymarket përputhen edhe me gjetjet e sondazheve të publikuara javët e fundit nga Top Channel, në bashkëpunim me ekspertin amerikan të sondazheve, John McLaughlin, që nxirrnin fituese Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32
Top Channel/ Rama: Nuk jap dorëheqjen. Qeveria ndryshohet me zgjedhje, jo me dhunë
15/10 15:15
Top Channel/ Anulohet seanca/ Deputetët e Ps largohen nga parlamenti pas dhunës në Tiranë
15/10 12:02
Top News-Sulmi ndaj Kuvendit e ministrive/Reagojnë titullarët: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët
14/10 23:06
Top News- Deputetet e PD sherr me policët, përplasjet tek komisariati numër 3
14/10 21:49
Top Channel/ ‘Rama të japë urgjentisht dorëheqjen’, Berisha: Mbështesim me forcë studentët, PD do…
14/10 12:55
Top Channel/ ‘Kemi shumë ankesa’, Përfaqësuesi i ujësjellësit:Ka më shumë linja komunikimi…
14/10 10:54