Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Itali. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Rama u shpreh se ishte një ditë ku u diskutuan tema konkrete në drejtim të një interesi të përbashkët mes dy vendeve. Kreu i qeverisë tha më tej se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për projekte të mëdha, me në krye sigurinë dhe drejtësinë, që do i japin frytet vitin e ardhshëm.