Me këtë ironi për protestuesit dhe i veshur me bluze me flamingo, kryeministri Edi Rama u ndal të hënën në Shkodër, për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Mesazhi kryesor i kryeministrit në qytetin verior ishte protesta në kryeqytet, që vijon në ditën e nëntë. Nuk mungoi sërish ironia e kreut të qeverisë me pjesëmarrjen në protestën para Kryeministrisë. Thirrjes së protestuesve për dorëheqje, Rama iu përgjigj me këto fjali.