Në një intervistë për median britanike “BBC’, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestat i karakterizon si shenjë e një shoqërie të shëndetshme demokratike në Shqipëri. Gjatë bisedës me korrespondetin e Ballkanit të BBC, Guy Delauney, në një moment që e përshkruan të qetë në zyrën e tij në pasdite, para nisjes së marshimit, kreu i qeverisë e vuri theksin te rëndësia e reformës në drejtësi.