Debati për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër vazhdon. Një ditë pas deklaratës publike mbi këtë cështje, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish me një kundërpërgjigje për kritikët që sipas tij keqpërdorën fjalinë se “Serbia e humbi Kosovën”. Baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut. Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit.