Nga Konferenca e 3-të Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional kryeministri Edi Ramaiu i dha përgjigje thirrjeve gjatë protestave në Tiranë, ku përveçse është kërkuar anulimi i investimit në Zvërnec janë hedhur akuza kundër qeverisë edhe për shpopullimin e Shqipërisë dhe zëvendësimin e krahut të punës me të huaj. I quajti këto qëndrime si barcaleta të ditëve të fundit.