Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të qeverisë njohur si retreat, përpara sesionit të ri parlamentar. Burime nga qeveria i konfirmuan Top Channel se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë per prioritet e secilës ministri për muajt në vazhdim. Të njëjtat burime pohuan se ky re-treat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.