Ligji “Pasqyra” do të vendosë përgjegjësi individuale për çdo vonesë të administratës në kthimin e përgjigjeve ndaj qytetarëve. Në kuadër të nismave “Prania Besnike” dhe “Besa”, të paralajmëruara disa javë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi që çdo shkelje afati të ketë një përgjegjës, i cili duhet të mbajë edhe koston.