Punësimi është një prej pikave të programeve të partive politike në këtë fushatë elektorale. Nga vizita në një kompani e cila prodhon veshje sportive për tregjet europiane kryeministri Edi Rama përgëzoi investimet ndër vite në këtë sektor por kërkoi më shumë vëmendje ndaj punonjësve.