Me debate ka nisur kjo seancë e kësaj të hëne. Ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi punimet e seancës dhe i dha fjalën deputetit të PS-së, Klevis Jahaj, nga salla u dëgjuan kundërshtime nga pala e PD-së. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u duk se nuk ishte dakord me nisjen e seancës, ndërsa nga ana tjetër vijonte mbledhja e Komisionit të Ligjeve.