Top Channel/ Rama, kthesë për protestën: Arritje shqetësimi i shumë njerëzve për flamingot
20/07/2026 19:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një raporti ndërkombëtar për performancën mjedisore të Shqipërisë, duke thënë se vendi ka bërë progres në mbrojtjen e natyrës, por ka ende shumë sfida përpara. Rama u shpreh se për javë të tëra krijohej përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në “armikun e natyrës së vet”, ndërsa sipas tij faktet tregojnë një tjetër realitet. Rama: Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë. Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës. Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje. Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetërimi. Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes. A do të thotë kjo se ne kemi bërë gjithçka si duhet përderisa indeksi na ngre kaq lart? Sigurisht që jo. Sigurisht që jo. Sepse kush punon gabon, kush ndërton bën edhe zgjedhje të vështira e ndër to edhe zgjedhje të gabuara. Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj, ky raport nuk është një medalje për t’u vetëkënaqur dhe as për t’ia u përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet, sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve. Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, por është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë. Por nga ana tjetër, më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamengove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë.

Moti “çmendet”! Sot diell e temperatura të larta, por ja kur mbërrijnë shirat dhe rrebeshet
05/10 15:04
Top Channel/‘Kam ca mesazhe’, Korreshi te ligjet: Tani po na vjen për të dh..rë, Manja: Kujdes me…
05/10 15:02
Top Channel/ Kontrolle të intensifikuara në rrugë, 8 procedime dhe mbi 1 mijë masa administrative
05/10 14:56
Top Channel/ ‘Vazhdoni shikoni ëndrra’, Zegjineja Opozitës: Mbani veshët pas derës dhe përgjoni…
05/10 14:51
Top Channel/ Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen për teknikën që aktivizon neuronet
05/10 14:42
Top News – Territorialja, dy socialistë dalin kundër. Braçe e Sinaj nuk miratojnë draftin
05/10 14:33
Top News – Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë/ U kap duke iu shitur drogë nxënësve në Kombinat
05/10 14:32
Top News – Protestë kundër reformës. Bashkitë që shkrihen tubohen para deputetëve te Kryesia
05/10 14:21
Top News – Zhvatën rreth 5 mln euro. Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për grupin e Bruno Çobos
05/10 14:20
Top News – “Lotët e nënës time..”/ U shfaq në videot intime, këngëtarja ‘shpërthen’ ndaj Adi Hilës
05/10 13:58
Top News – Përdhunoi të miturat. Arrestohet 67-vjeçari, ekstradohet nga Brazili
05/10 13:55
Top Channel/ Vrau dy vëllezër në 97’, i ekstraduar nga SHBA mbërrin në gjykatën e Fierit Sokol Hoxha
05/10 13:53
Top News – Shqiptarët harxhojnë me pak energji/ Krahasimi me rajonin, shifrat-Lëmë pas vetëm Maltën
05/10 13:47
Top Channel/ Kapet me mbi 1 kg kanabis dhe kokainë në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
05/10 13:40
Top Channel/ Begaj me magjistratët e rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur
05/10 13:38
Top Channel/ /Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar, duhet…
05/10 13:36
Top Channel/ ‘E keni përdhunuar gjykatën’, Strazimiri:Reformë me katër nene vetëm ju mund të bëni
05/10 13:35
Top Channel/ Lojëra fati në lokal, arrestohen 2 persona dhe procedohen 16 të tjerë
05/10 13:35
Top Channel / Vlorë, shtohen degë të reja. “Ismail Qemali” hap programin e Doktoratës në Matematikë
05/10 13:22
Top Channel / Gjirokastra më shumë studentë, maturantët interes për Infermierinë dhe Ekonomikun
05/10 13:21