Top Channel/ Rama krijon “ministrinë” për kontrollin e informacionit
18/09/2021 18:16

E gjithë veprimtaria e kryeministrit dhe ministrive në informimin e publikun do të koordinohet nga një agjenci e vetme duke centraziuar kështu komunikimin ndërinstitucional jo vetëm me qytetarët por edhe median. Vendimi i parë i qeverisë së re është krijimi, Agjencisë për Media dhe Informim financuar nga buxheti shtetit. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit i cili bën edhe emërimin. Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është edhe zëdhënës i Këshillit të Ministrave. Detyrat e kësaj agjencie janë transparenca në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore. Pjesë të punës do të ketë edhe përgatitjet e qëndrimeve dhe sondazheve qeveritare mbi çështjet me interes publik. Të gjitha konferencat për shtyp të Kryeministrit dhe ministrave do të mbajnë firmën organizative të Agjencisë për Media dhe Informim. Çdo kërkesë e gazetarëve për të intervistuar zyrtarët shtetëror do të kalojë nga kjo agjenci e cila do të mundësojë takimet periodike me mediat të zëdhënësit të Këshillit të Ministrave apo zëdhënësve të ministrave sipas fushave të tyre. Pyetur nga Top Channel se në cilin model bazohet krijimi Agjencisë për Media dhe Informim një zëdhënës I qeverisë tha se është marrë për bazë modeli që përdor qeveria Gjermane.

Top Channel/ Protesta e së mërkurës, një grup i vogël bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Durrësit
18/11 15:44
Top News- SPAK kërkon konfiskimin e 9 mln eurove. ‘Pasuri të krijuara nga trafiku i drogës në Itali’
18/11 15:36
Top Channel/ Konfirmohet rasti i parë me malarie. Shtetasi i huaj është izoluar në Shqipëri
18/11 15:24
Top News- Kreu tre vrasje në Shkodër/ Ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni
18/11 15:16
Top Channel/ Caktohet gjyqtarja e Ballukut.Atalanta Zeqiraj do të shqyrtojë dosjen e SPAK
18/11 15:12
Top News – Aeroporti i Tiranës kryeson ACI EUROPE, 23.3% më shumë pasagjerë në tremujorin e tretë
18/11 14:31
Top News – Berisha fton sërish partitë opozitare/ Kreu i PD: Të bashkohemi kundër Ramës në një front
18/11 13:51
Top News – Rama prezanton buxhetin në Kuvend: Është historik! Nuk thellojmë hendekun në shoqëri
18/11 13:40
Top News – Mbante armë zjarri pa leje / Arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, procedohet pasagjeri
18/11 13:39
Top Channel/ Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy “Mercedes”, 6 të plagosur
18/11 13:31
Top Channel/ ‘Opingat Lushnja prap asnjë rrugë’,Koreshi:Bashkia ka 400 milion detyrime, ulëritëse…
18/11 13:30
Top News – Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë. Por, ikin në shtëpi duarbosh: Lekët mbaruan!
18/11 13:13
Top News – 28 të gjobitur, 24 të proceduar / Policia ndëshkon protestuesit që bllokuan bulevardin
18/11 13:06
Top Channel/ Bllokohet flota e peshkimit në Durrës/ Dallgëzimi arrin deri në 6 ballë
18/11 12:54
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin/ dallgë deri në 2.5 metra dhe erë e fortë në Vlorë
18/11 12:53
Top Channel/ Rasti i parë me Malarie, një shtetas i huaj i izoluar, dyshohet një tjetër i infektuar
18/11 12:53
Top Channel/ E mërkura e protestës/ Policia merr masa sigurie në pritje të nisjes së protestës
18/11 12:52
Top Channel/Atalanta Zeqiraj do shqyrtojë dosjen e Ballukut, 28 të pandehur dhe 10 tendera nën hetim
18/11 12:52
Top News – Dosja Çopja në SPAK. Përgjimet, ‘kam nën kontroll policinë dhe gjykatat’
18/11 12:14
Top News- Vëllai e denoncoi për falsifikim/ Mashtrim me fatura e të ardhura, dy të ndaluar në Tiranë
18/11 12:03