Kryeministri Edi Rama ka komentuar tubimin për Zvërnecin që po mbahet prej disa javësh në kryeqytet, teksa u ndal edhe tek ardhja e eurodeputetëve në Tiranë. Rama tha se nuk bëjnë dot një projekt që nuk e pranon Bashkimi Europian, pasi sipas tij nëse kjo ndodh do të “duhet të themi që nuk futemi në BE”. Ndër të tjera kryeministri deklaroi se “3-4 eurodeputetë erdhën në protestë e flisnin përçart”, duke iu referuar tubimit për Zvërnecin.