Në bashkëbisedimin me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës, kryeministri Edi Rama foli për krizën energjetike duke thënë se atë që po bën qeveria shqiptare, nuk po e bën asnjë qeveri në Europë. Për këtë i referohet faktit që qytetarët vijojnë të paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lek/mwh ndërsa thotë se kolegët e cilësojnë këtë vendim si çmenduri financiare. Ndër të tjera, i fton qytetarët që të bëjnë llogarinë e energjisë elektrike me 61 lek/mwh dhe të bëjnë diferencën për ta kuptuar se sa paguan qeveria.