Këtë ndjesë për daljen e një databaze me rrogat e mbi 630 mijë shqiptarëve kryeministri e shoqëroi me mbështetjen e një hetimi të thellë e gjithëpërfshirës. Shpjegoi edhe motivin. Edi Rama: Në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh që ka një qëllim për të krijuar konfuzion e nxitur destabilitet. Nga deklaratat e foltores kjo nuk do të jetë e fundit.