Top Channel/ Rama kërcënon Shkupin për gjuhën shqipe: Mos e prekni atë gur se…
10/12/2024 20:06

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë komentoi debatin mbi gjuhën shqipe, ku tha se problemi nuk janë popujt në vetvete, por janë udhëheqësit. Më tej ai shtoi se udhëheqësit në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorin dhe e shfrytëzojnë. “Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e vajzave, djemve të fondacionit u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë ta realizonin këtë aktivitet. Nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin kur nuk e ke të mundur të fokusohesh sa duhet në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndiheshe okej. Në këto raste rreziku është që përkujtohej njërëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime, e lëvdata të zakonshme. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje, më është dashur të negocioj me çunat e fondacionit, që mund të interpretohej. Desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arben Xhaferit, jo të miat. Sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë. Arben Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij, dhe ai përgjigjet “integriteti popullit shqiptar”. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’. Nuk besoj po ashtu që më pak se këtu ën këtë vend, këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre. Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra.”, tha Rama.

Top Channel/ Harta e re në Kushtetuese, Boçi: Ndihmë ndërkombëtarëve për referendum, kërkesë dhe KQZ
06/08 15:09
Top News – ‘Kompania e dënuar nga BE’. PD kërkon anulimin e tenderit për avionët zjarrfikës
06/08 14:50
Top News – Shtyllat e ‘Besës’ së Ramës, mesazhi për socialistët: Besim, empati, shërbim dhe angazhim
06/08 14:27
Top Channel/ Wendt ambasador i SHBA në Shqipëri! Senati miratoi me 50, pritet firma e Trump
06/08 12:03
Top News – ‘Urdhër-arresti ndaj Ermal Beqirit’ Berisha thotë se procedurat u zvarritën
05/08 14:31
Top News – Pagat e magjistratëve. Berisha kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses
05/08 14:30
Top News – ‘Ulja në tryezë me PS, kusht nga Europa’ Berisha, për reformën territoriale dhe zgjedhore
05/08 14:29
Top News – ‘Aeroporti i Vlorës, gjobë 500 milionë euro.’ Berisha paralajmëron faturën në arbitrazh
05/08 14:29
Top News – Berisha dënon shpalljen non-grata të Valon Beles. ‘Ka denoncuar Ramën, luftëtar i lirisë’
05/08 14:28
Top Channel/ Kryemadhi: Nuk do përdor shtatzëninë! Jo artifica procedurale përballë drejtësisë
03/08 15:16
Top Channel/ Berisha: S’e votojmë kryeprokurorin, të rikthehen kompetencat që i janë hequr
03/08 15:15
Top Channel/ Kryemadhi i përgjigjet Berishës me batuta: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, por…
03/08 13:25
Top Channel/ Berisha sërish në SPAK! Kreu i PD në Prokurori, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
03/08 12:51
Top Channel/ Berisha: Zbatoni vendimet e gjykatave. Kreu i PD Komenton protestat për “Territorialen”
03/08 12:10
Top Channel/ Rama reagon pas protestave: Harta e re në konsultim. Djegia e teserave të PS, turp
02/08 19:29
Top News – ‘Noter i akteve të qeverisë’. Ratifikoi huanë me SHBA-në, Bardhi akuzon Begajn
02/08 18:49
Top News-Protestat brenda PS për ‘Territorialen’/Rama- Mos qani hallin e kalorësit që i varen këmbët
02/08 18:00
Top News – Propozimi i PS për bashkitë. Berisha: Plan për shpopullimin e vendit
01/08 15:41
Top Channel/ Berisha: Protestë kundër hartës së re, ky është plan antishqiptar
01/08 15:12
Top Channel/ Berisha ‘harron’ që protestuesit e duan në burg, urdhër demokratëve: Shkoni dhe…
01/08 14:18