Top Channel/ Rama ka një plan të errët për SPAK? Deklarata e fortë e kryeministrit
11/12/2024 19:14

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni. Ai u shpreh se ka pasur përpjekje për të penguar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke thënë se kryeministri ka një plan të errët për të bllokuar SPAK-un. Rama: Që nga dashamirësit, deri tek kritikët nuk e kanë idenë e fazës së negociatave për anëtarësimin në BE fare, sepse përtej asaj që duket dhe asaj që lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është në fazë marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë republika e Shqipërisë, jo qeveria thjesht. Ambicia jonë është ta ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin, natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje. E kisha të pamundur ta evitoja këtë çështje se dua t’ja kujtoj të gjithëve duke nisur nga aleatët dhe vijuar me ata që janë përfshirë si ekspertë. Rama: BE nuk fal asgjë, nuk duron asgjë, kur vjen puna tek standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë as kriza të çfarëdo natyre që mund ta bëjnë be, që hajt t’i mbyllim sytë. Është e vërtetë sa edhe Ukraina kur ka këtë mbështetje kolosale kur vjen puna tek hapat për të qenë në BE dhe s’do të jetë anëtare nëse s’i kryen detyrat. Ky proces është një bekim për ta ndërtuar Evropën këtu, është fat që jemi në qendër të Evropës dhe jo në Afganistan sepse kemi siç ka komision i posaçëm tërësi ekspertësh që sjellin dijen e tyre. Tek dija një vend si i yni me një traditë mizerabël në raport me drejtësinë që nga 1912 nuk ka ngritur një akuzë të vetme për një njeri të pushtetshëm nga një prokuror apo gjykatës i pavarur mund ta marrim falë be, që është pikërisht banka e dijes lidhur me si ndërtohet një jetë institucionale e një vendi. Sot Shqipëria është vendi i parë në rajon për prokurimet publike dhe për të arritur në këtë konkluzion be që nuk është një gazetë gjermane përdor një instrument që deri më sot nuk është kontestuar kurrë, ekspertë që analizojnë vendet. Perceptimet janë po aq të rëndësishme sa faktet në fund të ditës, pse u hodhëm të parët dhe thamë duhet një dallgë e re. Po nuk e bënë të tjerët nuk e bëjmë dot Shqipërinë anëtare në BE. Fjala shoqëri civile dhe fjala rehati në një cep nuk shkojnë me njëra tjetrën shoqëria civile shihet si armiku më i madh në territor sepse përballet, kështu që në këtë aspekt duhet ta merrni edhe atë që thash që disa prej jush u goditën si një medalje që ju jeni shoqëri civile.

Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06