Top Channel/ “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit vijojnë marshimin, rrethohet Kryeministra
20/06/2026 23:15
Dita e 21-të e protestës kundër qeverisë është shoqëruar me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora. Qindra emigrantë kanë mbërritur në Tiranë me automjetet e tyre, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit dhe duke iu bashkuar tubimit.