Dy ditë para një vizite në Greqi në forumin e përvitshëm ekonomik të Delphit, Kryeministri Rama ka sqaruar disa çështje të nxehta në marrëdhëniet me Greqinë siç janë pronat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë dhe deklaratat e tij për origjinën e grekëve. I pyetur nga gazeta proqeveritare eKathimerini, Kryeministri shqiptar ka sqaruar për herë të parë aludimet për origjinën e tij.