Top Channel/ Rama iu kthehet sërish kritikëve, nxjerr shkrimin e medias së huaj
12/08/2026 22:50

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj atyre që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në krye të indeksit global të sigurisë kibernetike. Kreu i qeverisë publikon një shkrim të medias së njohur pan-europiane “Euronews”, që pasqyron klasifikimin dhe transformimin e Shqipërisë pas sulmit kibernetik të vitit 2022. "Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështak-zemërakët. Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike. Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim. Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit”. Në artikullin e Euronews theksohet se Shqipëria mori pikët maksimale në të gjithë treguesit strategjikë, përfshirë politikat kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin dhe kërkimin, si edhe në treguesit parandalues, si mbrojtja e infrastrukturës kritike, analiza e kërcënimeve dhe mbrojtja e të dhënave. Sipas artikullit, e vetmja pikë ku Shqipëria nuk mori vlerësimin maksimal lidhet me mbrojtjen ushtarake kibernetike, pasi nuk ka një doktrinë ushtarake të publikuar për operacionet kibernetike. Media evropiane vlerëson se sulmi kibernetik iranian i vitit 2022 ishte shkaku kryesor që e renditi Shqipërinë të parën në nivel global. Sipas Euronews, kriza u kthye në një proces modernizimi, me ndryshime në kuadrin ligjor, centralizimin e operacioneve të mbrojtjes kibernetike nën Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zgjerimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, si edhe forcimin e sigurisë së platformës e-Albania, përmes së cilës ofrohen 95% e shërbimeve publike.

Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56