Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej këtë të mërkurë në Vorë dhe Kashar, për të inspektuar nga afër ndërtimin e tre fabrikave të reja me mbështetje nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook shkruan se ky është një projekt që financohet përmes programit IPARD, të cilat janë pjesë e gjeneratës tjetër të pionerëve të zhvillimit ekonomik e bujqësor të Shqipërisë, që do të hyjnë së shpejti në prodhim duke i dhënë një shtysë të re përpara punësimit cilësor, eksporteve dhe sigurisë ushqimore të vendit.