Kryesocialisti Edi Rama mbledhjen e parë të asamblesë së re socialiste në Durrës, e shfrytëzoi për të hedhur hapin e radhës të projektit të tij rinovues të cilin e quajti “PS e 2030” për “Shqipërinë 2030”. Ai njoftoi një mori me ndryshime si në kryesinë e PS, ashtu edhe në 12 drejtuesit politik në qarqe.