Qeveria shqiptare planifikon rritjen e buxhetit në sektorin e mbrojtjes për forcimin e industrisë ushtarake. Nga Vlora ku u nënshkrua memorandiumi I bashkëpunimit mes kompanisë italiane “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “kayo” dhe shkollës “pavarësia” në lidhje me prodhimin e anijeve ushtarake në bazën detare të Pashalimanit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë moment si kalimin në një fazë të re zhvillimi.