Top Channel/ Rama i drejtohet CNN dhe gjithë mediave të huaja, çfarë ju thotë për Zvërnecin
06/06/2026 23:13

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një qëndrim CNN International dhe të gjitha mediave të tjera ndërkombëtare, që kanë pasqyruar protestën në Tiranë kundër investimit në Zvërnec. Bujës mediatike të protestës, kreu i qeverisë i përgjigjet me sqarimin se tubimi që vijon prej shtatë ditësh, nuk ka mbledhur në shesh më shumë se 8 mijë njerëz. “Ndërsa flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2,000 pjesëmarrës. Kjo është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj, pjesëmarrja nuk ka kaluar kurrë 8,000 njerëz. Kur histeria digjitale e prodhuar gjatë këtyre ditëve të ketë kaluar dhe klima emocionale të jetë qetësuar, bota demokratike duhet të shohë më nga afër se si hendeku mes realitetit dhe mënyrës se si ai u paraqit u bë kaq i madh”. Në reagimin e gjatë në X, kryeministri Rama ngre një sërë pyetjesh se si një protestë lokale, sipas tij, u kthye në një spektakël ndërkombëtar, ndërsa sqaron sërish se nuk ende projekt e leje ndërtimi, por vetëm një plan për zhvillimin e vendit. Ndërsa e cilëson sërish një luftë hibride, shefi i qeverisë ngre dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale në përmasat e protestës. “Gjatë kësaj rruge u shfaqën edhe video dhe imazhe të manipuluara me inteligjencë artificiale, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, duke ngritur pyetje legjitime mbi amplifikimin artificial dhe prodhimin e një vrulli digjital të fabrikuar”.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39