Top Channel/Rama i “ashpër” me OKB-në. Kërkon sqarime për “lapsusin” mbi Kosovën: Të përmendet emri
21/03/2023 23:12

Për marrëveshjen e normalizimit të dakordësuar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur një përshëndetje edhe nga organizata e kombeve të bashkuara. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, Sekretari i përgjithshëm Antonio guterres, shprehet se e mirëpret marrëveshjen për të cilën dy vendet ranë dakord në Ohër, por në asnjë rast nuk përmendet Kosova si shtet. Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e quan marrëveshje mes “Beogradit dhe Prishtinës”. Rama pyet nëse ky është gabim apo lapsus dhe kërkon sqarim të menjëhershëm. “’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”. Kosova ende nuk është pjesë e organizatës së kombeve të bashkuara, pasi jo të gjitha shtetet e njohin pavarësinë e saj. Kjo ka qenë dhe një piëk kryesore debati mes dy vendeve, pasi Serbia në mënyrë të vazhdueshme organizon fushata cc’njohje, ndërsa e konsideron si vija e saj e kuqe njohjen e vendit nga OKB. Por, me marrëveshjen e normalizimit Serbia është zotuar se nuk do të pengojë Kosovën të anëtarësohet në BE dhe NATO, pasi janë dy organizma në të cilat nuk është vend pjesëmarrës.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12