Kryeministri Edi Rama e konsideron një goditje kriminale shpërthimin mbrëmjen e djeshme në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Në një postim në rrjetin social X ai shprehet se Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.