Edi Rama e nisi ditën e sotme me një mesazh në rrjetet sociale ku i tregoi shqiptarëve se e kanë në dorë të ardhmen e tyre, e këtë pushtet ia jep vota. Të drejtën kushtetuese, vetë kryeministri në kërkim të një mandati të rrallë të katërt qeverisës, e ushtroi së bashku me të shoqen, Linda, me të cilën votuan në shkollën Ymer Lala të Surrelit.