Top Channel/ Rama fton Japoninë në samitin e NATO: Shqipëria gati për “martesën” me BE
22/05/2026 19:41

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar në Japoni me homologen Sanae Takaichi, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen e Shqipërisë për strategjinë Indo-Paqësore. Gjatë fjalës së tij, Rama ftoi kryeministren japoneze të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë. “Së pari më lejoni që t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, të cilën nuk do ta harroj dhe gjithashtu kam dëshirë të them që kam pasur mundësinë që të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotme është vërtetë e veçantë. Nga ana tjetër, dëshiroj të them që kjo është vizita ime e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe me shumë kënaqësi, ne presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje. Marrëdhënia Japoni-Shqipëri është një marrëdhënie e cila është e bazuar tek vlerat dhe tek parime të përbashkëta për botën në të cilën ne dëshirojmë të jetojmë dhe po, është në fakt e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht. Ashtu siç mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie dhe për këtë arsye, me shumë kërshëri ne presim që të eksplorojmë mundësi të ndryshme se si mund të afrohemi me Japoninë dhe nga ana tjetër, dëshiroj t’ju them edhe paraprakisht që vitin e ardhshëm, në Tiranë, ne do të organizojmë Samitin e NATO-s. Për këtë arsye, kam kënaqësinë e veçantë që t’ju ftoj të merrni pjesë në atë samit dhe në fakt, kur të vini, do të jetë edhe rasti i parë kur një kryeministër apo kryeministre e Japonisë të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe do të ishte kënaqësi që t’ju mikprisnim dhe në një farë mënyre, të marrim “hak”, për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që ju na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa. Pra edhe njëherë, e nderuar Kryeministre, faleminderit shumë dhe me shumë dëshirë dhe kënaqësi, pres bashkëbisedimin tonë. Gjithashtu, përpara se ta mbyll këtë fjalë të parë, më lejoni që t’ju përgëzoj për fitoren tuaj vërtet fantastike dhe është mbresëlënëse që shikojmë në fakt një grua në krye të qeverisë, me të gjithë të tjerët që janë burra në kabinetin e saj, jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë, të ndjerës Margaret Thatcher. Kështu që, faleminderit shumë dhe urim për ju dhe për popullin tuaj”, përfundoi Rama.

Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03
Top Channel/ “Tubimi paqësor mbrohet nga Kushtetuta”, Bozdo: Merrni parasysh dëmet ndaj të rinjve
26/11 14:57
Top Channel/ Pas takimit me Bylykbashin dhe Gjiknurin, ekspertët e Venecias ndjekin seancën plenare
26/11 14:04
Top Channel/‘Ju po e digjni çdo ditë Vendin’, Tabaku shpërthen në Kuvend: Policia la qëllimisht…
26/11 14:00
Top Channel/ Projektligji për tubimet/ Ministri Demo në Kuvend: E pafalshme që nuk dënohet dhuna…
26/11 13:53
Top Channel/ ‘Gjuha e Urrejtjes në Kuvend është bërë normalitet’, Braçe: Prezantova ndryshimet…
26/11 13:46
Top Channel/ ‘Jap dorëheqjen nëse kam një shtëpi 500m2’,Balla-Shehajt:I dhe Lulit 500 mijë euro…
26/11 13:45
Top Channel/ Ndarja nga jeta e Ylli Ziçishtit, Taulant Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend
26/11 13:02
Top Channel/ ‘Siguri portuale, pa porte’/ Berisha: Padrino dhe Alabari i 1001 netëve i ka marrë…
26/11 13:01
Top Channel/ U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, ky është vendi i ri i Spiropalit në Kuvend
26/11 12:42
Top Channel/ Dënohet nëna e Kryemadhit, GJKKO shpall të pafajshëm Xhixhon, rrëzon kërkesën për…
26/11 12:40