Në shënimet e kësaj jave në podklastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama ndau qëndrimet dhe vlerësimet mbi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve të fundit, duke u ndalur tek arritjet në fushën e mjedisit. Rama tha se 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kishte shumë gjueti të paligjshme, ku sipas tij flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin.