Top Channel/ Rama flet për Spak në samitin e BE: Të vetmit në rajon me këtë standard
04/11/2025 22:23

“Ndjesë që nuk pata mundësi të isha aty me ju. Në fakt nuk ishte asgjë politike e minutës së fundit, ishte një problem teknik ajror me të cilin s’kisha të bëja asgjë, por nuk merrja dot avionin”. Është kjo arsyeja pse kryeministri Edi Rama nuk udhëtoi të martën drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit, megjithatë ai u bë virtualisht pjesë. Përmes një video-mesazhi nga Tirana, Rama theksoi se në vitin 2030 Shqipëria do të jetë në tryezën e Bashkimit Evropian. “2030-a nuk është një datë që e kam parë në ëndërr, por një afat që vjen si rezultat i një përllogaritjeje shumë të thjeshtë. Në konsensus të plotë me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar mjaft ambicioz detyrash shtëpie për ne, për të mbyllur negociatat në fund të 2027. Pastaj, koha mesatare që kemi vlerësuar kur vjen fjala për ratifikimin nga 27 parlamentet i vendimit, është rreth dy vet, kështu që parashikojmë që Shqipëria të ulet rreth tryezës së BE në 2030-ën”. Pyetjes nga Brukseli se si po e lufton “Diella” korrupsionin, kryeministri Rama iu përgjigj me argumente të prera për Reformën në Drejtësi. “Shqipëria po bën diçka unike në ajon, reformën tonë në drejtësi. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar, pa parë djathtas apo majtas. Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë është e mundur dhe që të hedhim hapa të mëdhenj duke përdorur AI”.

Top News- ‘Nuk tërhiqemi nga protesta, është pjesë e jona’, Berisha mobilizon strukturat e Tiranës
03/11 22:23
Top News – ‘Kuvendi të jetë hapësirë dialogu’/ Ambasadorja e BE në Shqipëri takim me Gazment Bardhin
03/11 19:30
Top Channel/ Berisha “hyn mes” Ramës e Veliajt. Kreu i PD: Po përplasen për zgjedhjet e Tiranës
03/11 15:14
Top Channel/ Rama: Synimi për mbylljen e negociatave me BE në 2027 dhe kritikat për Serbinë
03/11 15:07
Top Channel/‘Nuk ka qeveri kujdestare’, Manja-Bylykbashit:Kemi numra për të kaluar ligje me shumicë
03/11 11:20
Top Channel/ ‘Tërmet fiskal’, Bylykbashi: Kemi ditarin e Veliajt, kërcënime që i dimë dhe…
03/11 10:35
Top News – ‘Shkalla e Meritës’ në administratë. Rama-Do vlerësojmë punonjësit më të mirë në shtet
02/11 16:15
Top Channel/Cuçi: Mos mu hakërre mua, kjo si barsoleta me krimbin’, Kapri:Ulja e TVSH nuk do…
02/11 15:07
Top Channel/ Buxheti 2027/’Projekt i pabesë’, Kapri: Ndryshimi i TVSH ‘rrufe në qiell të pastër’…
02/11 14:58
Top Channel/ Buxheti 2027, Ministri Malaj prezanton prioritetet dhe investimet më të rëndësishme
02/11 14:35
Top Channel/ Kryeministri Rama prezanton planin e ri për administratën, tregon si të aplikoni për…
02/11 14:16
Top Channel/Rama:Besa dhe Pasqyra reflektim konkret për të lexuar atë që i nxori ata njerëz në shesh
02/11 14:15
Top Channel/ ‘Po ndërtojmë një administratë që t’i shërbejë Shqipërisë sot’, Rama: Kjo ministri…
02/11 13:52
Top Channel/ ‘Falë IA gjithçka do të jetë transparente’, Rama: Shkalla e Meritës një element që…
02/11 13:50
Top Channel/ ‘S’ka ‘hiq Lolin e sill Colin’ Rama: Shkalla e Meritës do mbështetet në instrumente…
02/11 13:49
Top Channel/ Vlerësimi mbi shkallën e meritës në administratë, Rama: Dallim sistemik për ata që…
02/11 13:41
Top Channel/ ‘Shembull në Rajon për teknologjinë’, Rama: Jemi grupi më i përparuar në…
02/11 13:38
Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07