Në intervistën e radhës për mediat italiane, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u fokusua sërish në bum-in turistik që po përjeton Shqipëria këtë vit. Sigurisht “meme-ja” tashmë e famshme ku ai paralelizonte ikjen e shqiptarëve në vitin 1991 drejt Italisë me ardhjen sot të turistëve italianë në Shqipëri ishte pyetja e parë që iu bë në intervistën e tij për “Rai News 24”