Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09/2026 23:04

Nga protestat e Tiranës, që vijojnë prej katër muajsh, tek Inteligjenca Artificiale, përparësitë dhe rreziqet e saj. Këto ishin kryefjalë e fjalimit 25 minutësh të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Revolucioni i flamengove”, tha Rama nga OKB, protestoi kundër një fantazme. “Narrativa e trilluar e një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar. Një pushtim që kurrë nuk ndodhi. U fabrikua, u personalizua e u përcoll përmes zërave, faqeve e kanaleve të cilave qytetarët u besonin tashmë. Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet”. Nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së, kryeministri Rama ia atribuoi sërish algoritmit nxitjen dhe përhapjen e urrejtjes në protestat e Tiranës. “Algoritmi nuk shpiku objektivin. Qe një aktor njerëzor që e bëri këtë. Algoritmi nuk e zhvilloi, nuk e ndezi urrejtjen, por zbuloi si ta aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrim sistematik si shërbim. Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor”. Nuk mungoi një qëndrim i kryeministrit të Shqipërisë mbi debatin global për kufizimin e Inteligjencës Artificiale. Rama tha në OKB se Shqipëria është kundër këtij qëndrimi. “Disa përgjigjen duke kërkuar që inteligjenca artificiale të ndalet apo të ngadalësohet. Ne jemi shumë të vegjël, por më shumë respekt nuk do të biem dakord. Presidenti i SHBA-së ka të drejtë, nuk duhet të ndalemi, duhet të përshpejtojmë, por përshpejtimi duhet të ketë një drejtim. Na duhet një inteligjencë artificiale që është e verifikueshme, transparente dhe llogaridhënëse, e ndërtuar nga shoqëri të lira, ndarë mes aleatësh dhe vënë në shërbim të qytetarëve. Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane e demokratike”. Përballë këtyre sfidave, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale. “E drejta nuk mund të dekretohet nga asnjë qeveri”, u shpreh Rama, ndërsa sqaroi se “Pasqyra jonë synon të identifikojë manipulimin në kohë reale dhe jo të shndërrohet në arbitër opinioni”.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39