Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT, Rama tha se Shqipëria nuk do të financojë më shëndetësinë gjermane, duke paguar kostot e studentëve të mjekësisë të cilët largohen sapo marrin diplomën. Rama tha se nuk do ndalohet lëvizja e lirë e studentëve, por do të ketë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës pë rata që vendosin të qëndrojnë në Shqipëri për një përiudhë të caktuar kohe.