Top Channel/ Rama: Diella nuk është lodër! Flet dhe ministrja AI: S’jam qenie njerëzore, por…
29/09/2025 19:36

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria është një vend që guxon, dhe inteligjenca artificiale është përparësi kyçe për vendin tonë. Deklaratën ai e bëri gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë. Ai iu referua sërish ministres Diella, për të cilën tha se nuk është një lodër, por që përmes saj shumë shpejt tenderat publikë do të jenë transparentë dhe me integritet. “Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë. Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, e para në botë, Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë. Diella nuk është një lodër. Përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë ‘domain’ të mjegullt, për të kthyer pushtetin e shtetit në pushtetin e shërbyesit. Herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje që nëpërmjet Diellës, do t’i bëjmë tenderët publikë të hapur transparent me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon. Vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në BE besoj se është shumë i qartë, i rrënjosur ne integritet inovacioni. Ne do të kanalizojmë më shumë burime dhe reforma institucionale për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë me qendër në Tiranë. Çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje të mbështetur nga IA”, tha Rama.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14