Top Channel/ Rama dekoron Tedi Papavramin, Violinisti: Kryeministri më impresiononte që…
11/05/2026 20:12

Kryeministri Edi Rama dekoroi me titullin “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjë”, violinistin Tedi Papavrami në emër të presidentit Begaj. Kryeministri Edi Rama dekoroi me titullin “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjë”, violinistin Tedi Papavrami, në emër të presidentit Begaj. Kryeministri vlerësoi Papavramin jo vetëm për karrierën e tij artistike të gjatë, por edhe për atë që e quajti anën humane të tij. “Në një ditë jashtë së zakonshmes dhe duhet thënë se në përpjesëtim të drejtë me modestinë e tij të mrekullueshme dhe përtej talentit të tij, Tedi është edhe me fat. Po shpjegohem duke e nisur nga fundi. Jam veçanërisht i lumtur që ky dekorim me urdhrin më të lartë të Republikës, edhe pse është dhënë qysh në dhjetorin e shkuar, materializohet sot më 11 maj. Kjo ceremoni bashkohet kështu si me një rastësi vargu të ngjarjeve kulturore që kremtojnë Javën e Europës, javë që për ne shqiptarët ka gjithnjë e më shumë peshë të veçantë për faktin se tanimë Europa nuk është më një horizont i ëndërruar, por një majë e prekshme me sy. Ndonëse më familjar në përmasë dhe shumë më intim në formë për vetë natyrën që ka ky event, falë Tedit ne kemi sot jo thjesht këtu, por në Tiranë tharmin e Europës, ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë dhe dashur gjithmonë: qytetërim i lartë, urtësi e moçme. Prandaj dua t’i them Tedit faleminderit që shkoi në Europë si një shqiptar i bukur, kur për Europën shqiptarët ishin njerëz me bisht. Faleminderit Europës, por edhe Japonisë, që gjatë kësaj jave na sollën Tedin në Shqipëri këtë javë. Kjo do të jetë një kujtim i bukur europian, siç do të kishte thënë me elegancën e tij të pashoqe dhe me theks shumë më të lartë se sa i imi shenjti pajtor i përkthyesve, Jusuf Vrioni. Po të ishin sot mes nesh qoftë ai, qoftë Ismail Kadareja, të dy do ta kishin shijuar këtë nderim tëndin, i dashur Tedu. Ti je rojtar i trashëgimisë dhe erë e bashkëkohësisë në gjithçka që prek. Kur përmenda fatin, shtoj që kjo ndodh në vigjilje të ditëlindjes tënde, kur ke ardhur ti dhurosh Shqipërisë një nga përpjekjet më mbresëlënëse për t’u kthyer në shfaqje të paharrueshme interpretimin në TKOB, por njëkohësisht të nderohesh prej tyre si një bashkëkohës. Në këtë vend janë dhënë dekorata për ditëlindje, mortje, post-morte, dasma, koncerte edhe për arsye që vetë arsyeja ka humbur rrugës, ndërsa kjo e jotja nuk është ajo histori. Ti që jeton në Francë prej shumë vitesh, në një atdhe të dytë që të ka adoptuar, e di ç’do të thotë të bëhesh pjesë e një urdhri dhe të vishesh me kalorësinë e Republikës; e ke stërmerituar. Por ishte Shqipëria që deri shumë pak kohë më parë nuk e kishte këtë urdhër kalorësie, të cilin ne e rilindëm si një urdhër suprem 100-vjeçar të Shqiponjës, dhe ishte dëshira dhe detyrimi im, pastaj edhe i Presidentit, që ti të renditeshe në të parët e kalorësve të këtij urdhri, për virtuozitetin tënd do të thoshin thuajse të gjithë, por unë them edhe për larminë pjellore të angazhimit tënd intelektual, njerëzor, shoqëror, maksimalisht dinjitoz. Ky urdhër është për Tedin përkthyes, krijues, aktor; për Tedin kërkues; për Tedin shqiptarin e Europës dhe botës. Është për ata që preken nga kontrastet e vendit të prejardhjes. Tedi është një muzikant-njeri, nuk është një njeri muzikant. Më kujton tërësisht Tedin ajo që Bahu thotë: madhështia nuk qëndron te objekti, por te fryma”, u shpreh Kryeministri në fjalën e tij.

Top News – ‘Kushti për zgjedhje të lira, largimi i Ramës’/ Berisha-partive opozitare: Të bashkohemi!
13/11 18:03
Top News – Qeveria, jo në fushatë/ PD prezanton paketën për ndarjen e shtetit nga partia
13/11 16:59
Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31