Një përballje publike ndodhi në Selenicë mes kryetarit të bashkisë Nertil Bellajt dhe kryeministrit Edi Rama, në vijim të debatit për reformën territoriale. Edicioni i katërt i “Vajza Fest” në fshatin Vajzë të Selenicës bashkoi kreun e qeverisë me kryebashkiakun, por qëndrimet e tyre janë të ndara në lidhje me propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë Selenicë me Vlorën. Nuk munguan as ironitë me njëri tjetrin.