Kryeministri Edi Rama reagoi për paketën e re fiskale të vitit 2027, që ngjalli debate dhe kundërshtime të shumta nga shoqatat e bizneseve, pasi parashikon rritje të TVSH-së së përgjithshme. Disa orë pas publikimit të masave te reja fiskale, kreu i qeverisë i përgjigjet me ironi zërave kritikë, duke e cilësuar paketën e re si më ambiciozen, ndërsa njofton se të mërkurën qeveria do të miratojë buxhetin më të lartë ndonjëherë në vendin tonë.