Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e Pediatrisë së Re, në qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga Ministrja Manastirliu dhe drejtoresha Fico, u shpreh përballë mjekëve dhe infermierëve se personelit mjekësor do i jepet mundësia që të vlerësohen sipas meritës, ndërsa tha se kush punon e shërben më shumë sigurisht që do të paguhet më shumë!