Ndërsa sot prezantohej buxheti i vitit o2022 për Ministrinë e Shëndetësisë prezent ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe batutat me mjekët, të cilëve u bëri me dije se ndërsa ai fliste për gjendjen e sistemit shëndetësor, po shahej nga ndjekësit e tij në facebook. Po ashtu Rama tha se edhe mjekët shahen në kolektiv madje, ndërsa shtoi se deri tani i rezulton që të sharat u bëhen shëndet.