Ky ishte momenti mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Pallatin Chigi në Romë, ku u prit nga homologia e tij, Giorgia Meloni. Sipas zyrës së shtypit në kryeministri, Rama dhe Meloni zhvilluan një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian. Vizita e kryeministri Rama në Romë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Për takimin me homologen italiane kryeministri Edi Rama bëri këtë koment.