Presidenti rus Vladimir Putin deklaronte se kishte në tryezë një sërë opsioknesh nëse Perëndimi dështon të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që pengojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë. Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti projekt-dokumentet e sigurisë duke kërkuar që aleanca t`i mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë dislokimet e saj ushtarake në Europën Qendrore dhe Lindore.